Policia dhe Dogana identifikojnë automjetet që u janë shmang doganës

12.10.2019

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë identifikuar automjetet, pronarët e të cilave u janë shmangur tarifave të detyrueshme doganore. Komunikata e plotë e Policisë: Policia e Kosovës në zonën e Pejës me njësite policore të Stacionit policor Pejë, së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë, si dhe tri njësi antikontraband […]

Policia dhe Dogana identifikojnë automjetet që u janë shmang doganës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë identifikuar automjetet, pronarët e të cilave u janë shmangur tarifave të detyrueshme doganore.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës në zonën e Pejës me njësite policore të Stacionit policor Pejë, së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë, si dhe tri njësi antikontraband – të Doganave të Kosovës, kanë ndërmarr një operacion kontrolli të koordinuar mirë bazuar në planin operativ të koduar ’Auto tregu’ në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arrit që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 22 (njëzetedy) automjete dhe 1(një) kamion, pronarët e të cilave ju kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore, transmeton RTK.

Të gjitha automjetet e lartë cekura me përcjellje policore janë dërguar në terminalin doganor Pejë dhe ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat e parapara sipas ligjit.