Policia dënon afër 200 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës po vazhdon shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk po respektojnë masat kundër COVID-19, këto të vendosura nga institucionet shëndetësore dhe shtetërore.

25.11.2021 / Kronika

Policia dënon afër 200 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID
Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para të infektimeve me këtë virus dhe që nga viti i kaluar Policia e Kosovës vazhdimisht po monitoron në tërë vendin zbatimin e masave anti-COVID.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka gjobitur 190 qytetarë për mosrespektim të masave kundër këtij virusi.


Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur janë duke ecur vetë në ambinte të hapura.

Autoritetet kanë thënë se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga COVID-19.

Ndryshe, në Kosovë fushata e vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon dhe sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi ofron mbrojten më të mirë kundër këtij virusi.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *