Policia dënon mbi 900 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid

20.11.2020

Rritja e vazhdueshme e të infektuarve me Covid-19 dhe masat e Qeverisë së Kosovës nuk po ndikojnë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline. Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 912 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid, […]

Policia dënon mbi 900 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid Foto: Ilustrim

Rritja e vazhdueshme e të infektuarve me Covid-19 dhe masat e Qeverisë së Kosovës nuk po ndikojnë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 912 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020.

Bartja e maskës dhe mbajtja e distancës në vende publike vazhdimisht rekomandohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit Korona.