Policia dënon mbi 800 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

06.01.2021

Edhe përkundër thirrjeve për t’u respektuar masat anti-COVID të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore, qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë këto masa. Kështu bëhet e ditur nga statistikat e policisë dërguar mediave. Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së dielë janë dënuar 838 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID. […]

Policia dënon mbi 800 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Edhe përkundër thirrjeve për t’u respektuar masat anti-COVID të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore, qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë këto masa.

Kështu bëhet e ditur nga statistikat e policisë dërguar mediave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së dielë janë dënuar 838 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Kujtojmë se gjatë ditës së martë janë identifikuar 199 raste të reja me COVID-19, dy raste në Komunën e Suharekës.