Policia dënon mbi 430 qytetarë për shkelje të masave anti-COVID

Ditëve të fundit në vendin tonë ka filluar të shënojë rritje numri i rasteve të infektimeve me COVID-19, gjë që ka bërë që Policia e Kosovës të vë në zbatim respektimin e masave anti-COVID.

14.01.2022 / Kronika

Policia dënon mbi 430 qytetarë për shkelje të masave anti-COVID
Foto: Ilustrim

Për qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19, policia nuk po kursehet, kështu duke i gjobitur për shkeleje të masave anti-COVID.

Njësitet policore në Kosovë, çdo ditë po vazhdojnë me vijimin dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.


Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 433 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër COVID-19.

Kujtojmë se tashmë kanë hyrë në fuqi masat anti-COVID-19, ku është vazhduar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 00:00 deri në orën 05:00.

Po ashtu, sipas masave, mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *