Policia dënon afër 800 qytetar për mos respektimin e ligjit anti-Covid

Rritja e vazhdueshme e të infektuarve me Coronavirus në Kosovë mbetet akoma shqetësuese, IKSHPK ka njoftuar se dje në tërë vendin janë identifikuar 720 rate të reja me Covid-19.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure kanë dënuar 799 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid.

Për të frenuar përhapjen e virusit Korona, Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marr masa të reja për secilin komunë të Kosovës, duke i ndarë ato në tri grupe në bazë të numrit të infektuarve me këtë virus, shkruan SuharekaOnline.

Kujtojmë se Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm. Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.