Policia dënon afër 700 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

Në Kosovë situata epidemiologjike duke e krahasuar me vendet e tjera përreth është më e mirë, kështu të paktën thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe pse ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 ka shënuar ngritje duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti.
Por, krahas situatës, në Kosovë obligative sikur në shumicën e vendeve të botës është bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale.
Edhe pse këto masa janë obligative shumë qytetar nuk po i respektojnë ato, e një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës e cila që nga fillimi i pandemisë në Kosovë është duke zhvilluar aktivitete që të parandalojë përhapjen e infeksionit me COVID-19.
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka dënuar 673 në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar, shkruan SuharekaOnline.
Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.