Policia dënon 778 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

14.11.2020

Në Kosovë numri i të infektuarve me virusin Korona mbetet shqetesues, dje nga IKSHPK-ja janë raportuar 963 raste të reja duke e arritur numrin total të rasteve aktive në 10, 191. Nga dje në të gjithë vendin kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjës së virusit Korona, ku komunat e Kosovës […]

Policia dënon 778 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Në Kosovë numri i të infektuarve me virusin Korona mbetet shqetesues, dje nga IKSHPK-ja janë raportuar 963 raste të reja duke e arritur numrin total të rasteve aktive në 10, 191.

Nga dje në të gjithë vendin kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjës së virusit Korona, ku komunat e Kosovës janë ndarë në tri grupe.

Komuna e Suharekës  bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm. Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00 (pas orës 18:00 vetëm merre me vete).

SuharekaOnline mëson se gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dënuar 778 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi me 26 gusht.