Policia dënon 17 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

16.06.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave anti-COVID. Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me këtë virus. Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës […]

Policia dënon 17 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave anti-COVID.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka dënuar 17 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë ditës së martë në tërë vendin janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Ndërsa në Komunën e Suharekës dje është raportuar një rast i infektimit me COVID-19.