Policia brenda një dite ka dënuar 1273 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

30.10.2020

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, sipas të dhënave që publikon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 284 raste të reja. Kjo rritje e vazhdueshme e të infektuarve nuk po i shqetëson aspak qytetarët madje […]

Policia brenda një dite ka  dënuar 1273 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, sipas të dhënave që publikon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 284 raste të reja.

Kjo rritje e vazhdueshme e të infektuarve nuk po i shqetëson aspak qytetarët madje disa prej tyre nuk po respektojnë as vendimet anti-COVID të cilat janë rekomanduar nga institucionet dhe Qeveria.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 ore janë gjobitur 1273 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.

Kujtojmë se dje nga IKSHPK-ja janë identifikuar 3 raste të reja me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Ndryshe, numri i rasteve aktive me Koronaviurs në Kosovë është 2,869.