Policia bllokon 2 milionë euro të bastoreve në Kosovë

05.04.2019

Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër aksion me qëllim të parandalimit të lojërave të fatit, kështu Policia ka bllokuar 2 milionë euro të bastoreve të Kosovës. Sipas njoftimit të policisë në aksionin e realizuar bashkë me Doganën dhe ATK-në janë kontrolluar 235 lokale dhe janë mbyllur 222 prej tyre. Gjithashtu gjatë këtij plani janë […]

Policia bllokon 2 milionë euro të bastoreve në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër aksion me qëllim të parandalimit të lojërave të fatit, kështu Policia ka bllokuar 2 milionë euro të bastoreve të Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë në aksionin e realizuar bashkë me Doganën dhe ATK-në janë kontrolluar 235 lokale dhe janë mbyllur 222 prej tyre.

Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga.

Sipas policisë, operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident.

“Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar dhe si rezultat i hetimeve deri më tani përveç tjerash në bankat e Kosovës bazuar në urdhresë të gjykatës janë ngrirë 2.182.500.00 Euro ( Dy milion e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqindë Euro) nga xhirollogaritë e bizneseve të të dyshuarave”, thuhet në njoftim.