Policia bastis dhe sekuestron armë në Tërrnje

17.05.2019

Nga Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, janë bërë dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndara në regjionin e Prizrenit, për vepra penale të vjedhjes. Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – […]

Policia bastis dhe sekuestron armë në Tërrnje Foto: Ilustrim

Nga Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, janë bërë dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndara në regjionin e Prizrenit, për vepra penale të vjedhjes.

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – Komuna e Suharekës.

Në këtë rast janë sekuestruar: një (1) pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62 mm, një (1) karikator, një (1) fishek i të njëjtit kalibër.