Policia arreston 10 persona për kontrabandim me migrantë – Identifikohen 153 viktima të kontrabandimit

27.09.2021

Në këtë kontekst Policia Kufitare e Republikës së Kosovës përmes hetuesve të departamentit të saj, në koordinim me Prokurorinë kompetente, Policinë e trafikut, Drejtorinë për migrim dhe të huaj dhe me njësitet tjera relevante policore në funksion të parandalimit dhe luftimit të kontrabandimit me migrantë me datë 27.09.2021, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor […]

Policia arreston 10 persona për kontrabandim me migrantë – Identifikohen 153 viktima të kontrabandimit Foto: Ilustrim

Në këtë kontekst Policia Kufitare e Republikës së Kosovës përmes hetuesve të departamentit të saj, në koordinim me Prokurorinë kompetente, Policinë e trafikut, Drejtorinë për migrim dhe të huaj dhe me njësitet tjera relevante policore në funksion të parandalimit dhe luftimit të kontrabandimit me migrantë me datë 27.09.2021, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor me ç ‘rast janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar për “Kontrabandim me migrantë”,

Shtatë (7) prej të dyshuarve janë shtetas të huaj, ndërsa tre (3) prej të dyshuarve janë shtetas kosovar.

Pas hetimeve intensive duke aplikuar edhe masat e veçanta të hetimit, gjatë operacionit policor të kryer me mjaft efikasitet nga hetuesit policor, të dyshuarit dhe viktimat janë lokalizuar në disa automjete në lëvizje, si dhe gjatë kontrollit në një hotel, ku përveç arrestimit të dyshuarve të lartcekur janë identifikuar edhe njëqind e pesëdhjetë e tre (153) shtetas të huaj viktima të kontrabandimit, të cilët janë trajtuar sipas procedurave të parapara me ligjin për të huaj nga drejtoria për migrim dhe të huaj e PK-së.

Gjatë operacionit policor tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe provat si në vijim: (1) një revole, (13) fishekë të kalibrit 7.65mm, (1) fishekë i kalibrit 7.62mm, (2110) Euro, (942) Dollar, (100) Franga, (7800) Lekë të Shqipërisë, (1000) Dinarë të Serbisë, (1) pasaportë e Bangladeshit, (1) pasaportë e Egjiptit, (2) Laptopë, (5) telefona të mençur (Smart Phone), (1) USB, (1) unazë ari, (2) unaza të argjendit, (1) orë Rolex, (3) automjete (një kombi dhe dy vetura).

Në vijim gjeni edhe linkun e operacionit policor: