Policia apelon për respektim të masave anti-COVID, në të kundërtën do shqiptojë gjoba

03.05.2021

Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të masave antiCOVID-19, pasi sipas tyre nuk kanë për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por zbatimin e masave anti-COVID. Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se policia po realizon detyra, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., […]

Policia apelon për respektim të masave anti-COVID, në të kundërtën do shqiptojë gjoba Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të masave antiCOVID-19, pasi sipas tyre nuk kanë për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por zbatimin e masave anti-COVID.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se policia po realizon detyra, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., për të realizuar objektivat policore përfshirë respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik.

“Policia e Kosovës po e dëshmon angazhimin dhe intensifikimin e punës së saj, përmes rritjes së prezencës dhe patrullimeve policore në mbarë vendin. Synimi i Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, ngritja e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimi i masave anti COVID-19”, thuhet në njoftim.

Më tej raportohet se Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, andaj në vazhdimësi apelon te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave në fuqi, të respektojnë masat anti COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart, në të kundërtën do të detyrohet që si masë ligjore të aplikojë shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.