Policia: 100 aksidente brenda ditës, nga to njëri ishte me fatalitet

Policia: 100 aksidente brenda ditës, nga to njëri ishte me fatalitet
F K

06.08.2019 / Kronika

Vetëm për 24 orë, në të gjitha rrugët e Kosovës kanë ndodhur afro 100 aksidente. Nga to njëri ishte me fatalitet.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se njëri nga aksidentet ishte me fatalitet, 33 ishin me persona të lënduar, kurse në 63 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 287 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 42 persona, 19 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit

RAPORTO