Plaçkitje si nëpër filma, hajnat vjedhin kasafortën e IPKO-së në Suharekë

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur rreth orës 03:00 mëngjesin e së mërkurës në filialin e IPKO-së në Suharekë.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se rasti është raportuar në stacionin policor në Suharekë nga një dëshmitarë i cili kishte parë katër persona të maskuar duke tërhequr zvarrë një kasafortë.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se rreth orës 03:00 të së mërkurës në Policinë e Kosovës një dëshmitar ka raportuar se ka vërejtur 4 persona të maskuar duke e tërhequr zvarrë një sef metali të cilët dyshohet se e kanë vjedhur në filialin IPKO-së.

Të dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Audi karavan me targa vendore. Të njëjtat targa të raportuara të vjedhura në lagjen “Arbanë” në Prizren.

Ndër tjera togeri Shaban Osmanollaj ka thënë se me njoftimin e Prokurorit të Shtetit është inicuar rasti për hetime për vjedhje të rëndë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara dhe ndjekjes së personave të dyshuar policia ka arritur ta gjejë sefin e vjedhur në fshatin Duhël në Suharekë, dhe pas ekzaminimit dhe mbledhjes së dëshmive është konstatuar se sefi ka qenë i zbrazët. Në lidhje me këtë rast njësiti i hetimeve është duke mbledhur dëshmi dhe prova për personat e dyshimtë si kryes të vjedhjes së rëndë.

RAPORTO