Plaçkitja e veturës së mërgimtarit në Suharekë, policia jep detaje

21.12.2020

Gjatë ditës së djeshme SuharekaOnline kishte raportuar se një mërgimtarit nga Suhareka i është thyer vetura dhe i është vjedhur qanta e një pasagjereje. E lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku rastin e ka cilësuar si vjedhje të rëndë, të cilin e ka konfirmuar se ka ndodhur dje rreth orës […]

Plaçkitja e veturës së mërgimtarit në Suharekë, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme SuharekaOnline kishte raportuar se një mërgimtarit nga Suhareka i është thyer vetura dhe i është vjedhur qanta e një pasagjereje.

E lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku rastin e ka cilësuar si vjedhje të rëndë, të cilin e ka konfirmuar se ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Sipas burimeve të SuharekaOnline brenda Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në parkingun e “Interex”.

Policia ka bërë të ditur se hajnat kanë marrë një qantë të dorës, ku brenda saj kishte një telefon mobil, një kartelë e bankës si dhe para të gatshme shuma e të cilave nuk dihet.

Policia ka njoftuar se rasti në fjalë tani më është nën hetime.