Përveç pandemisë Suhareka po përballet edhe me zjarrvënie të qëllimshme

07.04.2020

Situata e krijuar nga pandemia covid-19 ka ngritur shkallën e shqetësimit dhe kujdesit në nivel tejet të lart. Por siç duket kjo nuk ju mjafton personave të papërgjegjshëm që pothujse secilën ditë po ndesin zjarre fushore dhe malore. Pak minuta para orës 00:00 ekipet e zjarrfikësve po përballen me lokalizimin e zjarreve në fshatin Dobërdelan. […]

Përveç pandemisë Suhareka po përballet edhe me zjarrvënie të qëllimshme Foto: Ilustrim

Situata e krijuar nga pandemia covid-19 ka ngritur shkallën e shqetësimit dhe kujdesit në nivel tejet të lart.

Por siç duket kjo nuk ju mjafton personave të papërgjegjshëm që pothujse secilën ditë po ndesin zjarre fushore dhe malore.

Pak minuta para orës 00:00 ekipet e zjarrfikësve po përballen me lokalizimin e zjarreve në fshatin Dobërdelan.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani, për SuharekaOnline ka tregur se gjendet në vendin e ngjarjes së bashku me tetë zjarrfikës ku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj po intervenojnë në fikjen e zjarrit.

Janë duke u djegur djerrina dhe kullosa dhe së bashku me tetë zjarrfikësit besoj që për 20 apo 30 minuta do ta shuajmë, ka shtuar Shabani.