Persona të panjohur vjedhin xhaminë në Suharekë

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se persona të panjohur kanë vjedhur xhaminë në Suharekë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovovës ku bëhet e ditur se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në xhami dhe nga aty kanë vjedhur 20 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së martës rreth orës 19:45 dhe rasti është nën hetime dhe deri më tani nuk është arritur që të identifikohet asnjë i dyshuar.

Kujotjmë se një rast i tillë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar ku një person kishte arritur të vjedh databazën e kamerave si dhe shumën e mjeteve në vlerë prej 120 Euro e që ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.