Persona të panjohur dëmtojnë një shtëpi në Sopijë

12.01.2021

Të hënën në fshatin Sopijë të Suharekës persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi. Të hënën rreth orës 08:50 është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë dëmtuar një derë dhe një dritare. SuharekaOnline ka mësuar se deri më tani vlera e dëmëve nuk dihet […]

Persona të panjohur dëmtojnë një shtëpi në Sopijë Foto: Ilustrim

Të hënën në fshatin Sopijë të Suharekës persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi.

Të hënën rreth orës 08:50 është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë dëmtuar një derë dhe një dritare.

SuharekaOnline ka mësuar se deri më tani vlera e dëmëve nuk dihet akoma dhe rasti është duke u hetuar nga policia.

Lajmi është raportuar edhe nga Policia e Kosovës ku thuhet se: “Është raportuar se persona të panjohur  me forcë kanë depërtuar në brendinë  objektit dhe kanë dëmtuar një derë dhe një dritare. Vlera  edemit nuk është përcaktuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”.