Përsëri sekuestrohen armë dhe fishekë në Budakovë

Hiç më pak se tri ditë më parë Policia e Kosovës kishte sekuestruar arsenal armësh në fshatin Budakovë të Suharekës.

Një rast i tillë është shënuar edhe ditën e enjte ku rreth orës 11:00 është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar: dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë të kalibrave të ndryshëm, shkruan SuharekaOnline.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE:  Për 24 orë u shqiptuan 83 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk bartën maska në Suharekë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.