Për vetëm tetë muaj mbi 14 mijë aksidente trafiku në Kosovë

18.09.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave në komunikacion. Pasiqë si pasojë e mosrespektimeve dhe kujdesit në trafik, shpesh herë po ndodhë edhe më e keqja, pra aksidentet, e që fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet. Në çdo raport të rregullt ditor të Policisë […]

Për vetëm tetë muaj mbi 14 mijë aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave në komunikacion.

Pasiqë si pasojë e mosrespektimeve dhe kujdesit në trafik, shpesh herë po ndodhë edhe më e keqja, pra aksidentet, e që fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në çdo raport të rregullt ditor të Policisë së Kosovës janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa, vetëm në periudhën janar-gusht 2021 në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 14 mijë e 147 aksidente trafiku.

Prej tyre, 5,008 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 9,071 të tjera me dëme materiale.

Kurse, brenda këtyre tetë muajve 68 aksidente fatkeqësisht përfunduan me fatalitet, ku kanë humbur jetën 79 persona.

Gjithashtu, në periudhën janar-gusht të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 313384 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Aksidente FatalePersona të vdekurAksidente me lëndimePersonat e lënduarAksidente me dëme materialeTotal aksidente
687950089757907114147