Për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 300 aksidente trafiku në Kosovë

28.08.2021

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion. Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në […]

Për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 300 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 të tjera me persona të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 309 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka mbledhur statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 23 Gusht deri më 27 Gusht.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
23 Gusht6002634
24 Gusht6201349
25 Gusht7503144
26 Gusht5601541
27 Gusht5601541
TOTAL3090100209