Për vetëm 6 ditë, mbi 310 aksidente trafiku në Kosovë

22.01.2022

Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 40 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premtë në Kosovë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 aksidente janë raportuar me persona […]

Për vetëm 6 ditë, mbi 310 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Edhe pse policia po bënë apele, numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 40 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premtë në Kosovë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e raporteve ditore të policisë për periudhën 16 janar – 21 janar 2022.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtyre gjashtë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 314 aksidente trafiku.

Numri më i madh i aksidenteve të trafikut është regjistruar të hënën (1 janar), ku brenda kësaj dite janë regjistruar 4 aksidente trafiku.

Ndërsa, fatmirësisht brenda kësaj periudhe asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, 99 të tjera me të lënduar dhe 215 aksidente përfunduan me dëme materiale.

DataNumri i aksidenteve të trafikut
në Kosovë
Me fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
16 janar4201626
17 janar6401252
18 janar5902138
19 janar4201032
20 janar4702027
21 janar6002040
TOTAL314099215