Për vetëm 4 ditë, ndodhën mbi 280 aksidente trafiku në Kosovë

24.07.2021

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion. Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në […]

Për vetëm 4 ditë, ndodhën mbi 280 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 75 aksidente trafiku, asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 të tjera me persona të lënduar dhe 59 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre katër ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 286 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 20 korrik deri më 23 korrik.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
20 Korrik56/2828
21 Korrik7913048
22 Korrik76/3244
23 Korrik75/1659
TOTAL2861106179