Për tri ditë Policia e Kosovës shqiptoi afër 4 mijë gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Që nga data 29 deri me datën 31 tetor Policia e Kosovës ka shqiptuar 3 mijë e 828 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Të gjitha këto tiketa u shqiptuan për qytetarët të cilët nuk zbatuan ligjin anti-COVID, të vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit.

Duhet përkujtuar që vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga koronavirusi, ku nga muaji mars deri më sot janë konfirmuar 19 mijë e 328 raste të prekur me COVID-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.