Për tre ditë mbi 1,100 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

28.05.2021

Pavarësisht rënies së numrit të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Policia e Kosovës është duke vazhduar angazhimet e saj për zbatim dhe respektim të masave anti-COVID. Vetëm gjatë ditës së enjte sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike së Kosovës (IKShPK) janë identifikuar 23 raste të reja me COVID-19, është regjistuar një rast i […]

Për tre ditë mbi 1,100 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID Foto: Ilustrim

Pavarësisht rënies së numrit të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Policia e Kosovës është duke vazhduar angazhimet e saj për zbatim dhe respektim të masave anti-COVID.

Vetëm gjatë ditës së enjte sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike së Kosovës (IKShPK) janë identifikuar 23 raste të reja me COVID-19, është regjistuar një rast i vdekjes dhe janë shëruar 230 pacientë.

Mirëpo, masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur në raportet ditore të Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë janë dënuar 594 qytetarë për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.

SuharekaOnline ka grumbullar statistikat për gjoba në kuadër të ligjit anti-COVID në periudhë kohore prej tre ditësh 24-26 maj.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda tre ditë janë gjobitur 1,101 qytetarë për mos respektim të masave kundër COVID-19.

Numri më i madh i gjobave ishte ajo e datës 26 maj, ku u dënuan 594 qytetarë.

DataTiketat e shqiptuara në bazë të ligjit anti-COVID
24 maj541
25 maj560
26 maj594