11.08.2019, 21:40

Për një javë tre të vdekur nga rryma, një prej tyre në Suharekë

Një 15-vjeçar nga Gjilani ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma.

Ai dyshohet se ishte duke e pastruar dje pishinën e një restoranti me një aparat të ujit, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me rrymën, si pasojë e të cilës ka ndërruar jetë më vonë në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pidiq dhe është i treti me radhë gjatë kësaj jave, pas atyre në Suharekë dhe Deçan, ku nga goditja e rrymës humbën jetën dy persona.

LEXO EDHE:  Tentohet të dhunohet i mituri 11 vjeçar nën Urën e Gurit në Prizren