Për një ditë mbi 1 mijë e 100 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID

22.09.2021

Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet. Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 1 mijë e 160 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19. Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë […]

Për një ditë mbi 1 mijë e 100 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.

Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 1 mijë e 160 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19.

Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 31 gushti, por që këto masa me disa ndryshime janë miratuar më 13 shtator nga Qeveria e Kosovës, e të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator.

Ndërsa, tashmë ka filluar të ketë rënie numri i rasteve të infektimeve dhe të vdekjeve, ku dje janë konfirmuar 173 raste pozitive dhe 7 të vdekjes nga COVID-19.