Për gjashtë muaj policia shqiptoi 128 mijë e 364 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

Kosovarët ende po vazhdojnë të tregohen indiferent ndaj masave të reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria.

Një numër i lartë i gjobave po shqiptohen çdo ditë ndaj tyre.

Në një përgjigjje për “Zërin”, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga data 26.08.2020 deri më 02.02.2021 janë shqiptuar 128 mijë e 364 gjoba për ata të cilët nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 321 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

RAPORTO