Për 24 orë, ndalohen 14 persona si dhe 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave

09.09.2019

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në […]

Për 24 orë, ndalohen 14 persona si dhe 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, 
gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 dy (2) persona në dy raste të ndara, si dhe për të njëjtit ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të datës 7 shtator (e shtunë ) janë ndaluar dy (2 ) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurori të shtetit për veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë/102 – 2//
Prizren/22 – 2//
Pejë/2///
Gjilan/////
Gjakovë//1 – 1//
Mitrovicë/////
Ferizaj/////
Totali/145 – 5//