Për 4 ditët e para të qershorit mbi 230 aksidente trafiku në Kosovë

Për 4 ditët e para të qershorit mbi 230 aksidente trafiku në Kosovë
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Kronika

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 26 të tjera me persona të lënduar dhe 26 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre katër ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 237 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 1 qershor deri më 4 qershor.

Më 3 qershor është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda kësaj dite u regjistruan gjithsej 70 aksidente, prej tyre dy me fatalitet ndërsa 32 me persona të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
1 Qershor4901633
2 Qershor6503134
3 Qershor7023236
4 Qershor5312626
TOTAL2373105129
RAPORTO