Prokuroritë Themelore Për 24 orë u ngritën 76 aktakuza kundër 93 personave

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza, kundër nëntëdhjetetre (93) personave, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Gjithashtu është paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, si rezultat i së cilës janë sekuestruar:

Katërmbëdhjetë (14) gr substancë narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’,

Një peshore digjitale, si dhe

Qese për ‘’Marihuanë’’.
Po ashtu, është paraqitur edhe një kërkesë për sekuestrim të:

Një veture VW Passat tip 351, dhe

Një veture Mercedes Vano, për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, me ç’rast nga kjo bastisje janë sekuestruar, katërmbëdhjetë (14) gr substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, si dhe qese për marihuanë.

Po ashtu, prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, ka lëshuar një urdhëresë për autopsi, për trupin e pajetë, në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) peronave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjate 24 orëve te fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentave“.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) te pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.