Për 24 orë u dënuan mbi 800 qytetar të cilët nuk respektuan ligjin anti-COVID

Për 24 orë u dënuan mbi 800 qytetar të cilët nuk respektuan ligjin anti-COVID

Numri i të infektuarve me Koronavirus në Kosovë ende është në shifra të larta, vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se kanë identifikuar 562 raste të reja, 12 vetëm në Komunën e Suharekës.

Për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit Qeveria e Kosovës tash e një kohë ka vendosur masa kufizuese për secilën komunë.

Komunat janë kategorizuar në tri grupe, e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër. Komuna e Suharekës aktualisht ndodhet në zonën e verdhë, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga fillimi i pandemisë COVID-19 është në detyrë për menaxhimin e situatës epidemiologjike.

Në raportin e PK-së për 24 orë bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte policia ka dënuar gjithsej 889 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

RAPORTO