Për 24 orë, Prokuroritë themelore ngritën 60 aktakuza ndaj 62 personave

12.07.2019

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona. Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër (4) […]

Për 24 orë, Prokuroritë themelore ngritën 60 aktakuza ndaj 62 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të shtatë (7) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vjedhja e rëndë”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza për tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë me aktvendim të prokurorit kujdestar për veprat penale “Dhunë në familje”. Në Istog është ndaluar për 48 orë një i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa edhe në Deçan është ndaluar nga prokurori kujdestar një i dyshuar veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për veprën penale “Kanosja”.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur një aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprat penale: ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Kontrabandim me mallra’’. Gjithashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, me dyshimin e veprave penale: ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kontrabandim i mallrave’’, si dhe janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale” Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm”, gjithashtu Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor“ dhe “Dhunë në familje“. Po ashtu brenda 24 orëve Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Grabitje“.

Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person (i mitur) për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.