Për 24 orë policia shqiptoi afër 700 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

29.09.2021

Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me apelet që të respektohen masat mbrojtëse ndaj COVID-19, por një gjë e tillë nuk po përfillet nga ana e disa qytetarëve. Vetëm gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka njoftuar se nëpër qytete të Kosovës, ka shqiptuar 657 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19. Shumica e […]

Për 24 orë policia shqiptoi afër 700 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me apelet që të respektohen masat mbrojtëse ndaj COVID-19, por një gjë e tillë nuk po përfillet nga ana e disa qytetarëve.

Vetëm gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka njoftuar se nëpër qytete të Kosovës, ka shqiptuar 657 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19.

Shumica e tiketave janë të shqiptuara për mos mbajtjen e maskës dhe distancës.

Kujtojmë se numri i rasteve të vdekjeve dhe atyre pozitive me COVID-19 javëve të fundit ka shënuar rënie, ku në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 68 raste pozitive dhe 8 të vdekjes nga ky virus, por sipas institucioneve dhe ekspertëve mos respektimi i masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve mund të imponojë edhe shtrëngimin e masave anti-COVID.