Për 24 orë Policia ka shqiptuar 934 gjoba për shoferët e papërgjegjshëm

Stacionet e Policisë kanë arritur të evidentojnë 37 aksidente në territorin e Kosovës në 24 orët e fundit, 15 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 22 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar 934 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.

Policia e Kosovës njoftoi se kanë arrestuar 25 persona që nuk i kanë respektuar ligjet  gjatë ditës së djeshme, 17 nga ta janë dërguar në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.