Për 24 orë Policia e Kosovës arreston 38 persona

Për vetëm 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 38 persona për vepra të ndryshme penale.

Prej tyre, 16 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Po ashtu, Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës kanë ndodhur gjithsej 45 aksidente.

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës thuhet se nga 45 aksidente, 21 prej tyre kan qenë me persona të lënduar ndërsa 24 aksidente me dëme materiale.

Për shkelje të rregullave në komunikacion, zyrtarët policor kanë shqiptuar 1269 tiketa.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.