Për 24 orë Policia e Kosovës arrestoi 30 persona

Policia e Kosovës njoftoi se për 24 orë në vendin tonë arrestoi 30 persona për vepra penale, ku 16 persona i dërgoi në mbajtje kurse 5 persona janë në vuajtje të dënimit.

Po ashtu Policia njoftoi se për 24 orë në Kosovë kishin ndodhur 36 aksidente trafiku, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 14 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 22 prej tyre me dëme materiale.

Policia gjatë këtyre 24 orëve kishin arritur të shqiptojnë 1055 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.