Për 24 orë policia dënoi 829 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Për 24 orë policia dënoi 829 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID
Eurolinda Zenelaj

10.04.2021 / Kronika

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 po vazhdon të jetë në shifra të larta, ku çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po raportohen qindra të infektuar e dhjetra viktima nga ky virus.

Pavarësisht thirrjeve të shumta për respektimin e masave anti-COVID, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë ato, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar në Kosovë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjesb dhe menaxhimin e situatës me COVID-19, në bazë të cilit dënohen qytetarët të cilët nuk bartin maskë dhe nuk respektojnë rregullat e tjera.

Gjoba të tilla Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së premte, në të cilën i ka dënuar plot 829 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Rikujtojmë se gjatë ditës së premte në Kosovë janë konfirmuar 684 raste aktive me COVID-19 dhe janë regjistruar 7 viktima nga ky virus.

RAPORTO