Prokurori i Shtetit Për 24 orë ngriten 68 aktakuza kundër 76 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” neni 136.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të liqenit të Badovcit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra te ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër (4) raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Kanosje” dhe “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.