Për 24 orë në Kosovë, 50 aksidente trafiku e 13 arrestime

Sipas raportit të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve kanë ndodhur 50 aksidente, ku 22 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 28 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar 793 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.

Policia e Kosovës njoftoi se kishin arrestuar edhe 13 persona, ku 7 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.