Për 24 orë mbi 600 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

28.03.2021 / Kronika
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë, kjo po dëshmohet nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, të cilat janë aktualisht në fuqi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së shtunë janë dënuar 604 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar e që për qëllim ka parandalimine përhapjës dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Rikujtojmë se gjatë ditës së shtunë janë konfirmuar 873 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus.
Të fundit
15 orë më parë / Kronika
Brenda 24 ore – 50 aksidente, 2 prej tyre me fatalitet dhe afro 800 tiketa trafiku