26.09.2019, 8:41

Për 24 orë, mbi 1400 gjoba për shoferët

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 23 pa lëndime në njerëz.

Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 496 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Po ashtu, për 24 orë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Albin Kurti: Nuk mund askush t’ia fal borxhet e luftës Serbisë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.