Për 24 orë mbi 130 aksidente, 1610 tiketa trafiku e 38 persona të arrestuar

07.08.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të premten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 131 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 33 aksidente kanë përfunduar […]

Për 24 orë mbi 130 aksidente, 1610 tiketa trafiku e 38 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të premten në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 131 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 33 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 98 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të premten policia ka shqiptuar edhe 1610 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 38 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre persona janë në vuajtje të dënimit.