Për 24 orë kanë ndodhur 51 aksidente, një përfundoi me fatalitet

23.08.2019

Policia e Kosovës ka treguar statistikat e punës së tyre për ditën e djeshme. Gjatë 24 orëve, janë shënuar 51 aksidente në trafik, ku një prej tyre fatkeqësisht përfundoi me fatalitet ndërsa 13 aksidente të tjera ishin me të lënduar dhe 37 pa të lënduar. Ndërkaq, në njoftimin e policisë në rrjetin social Facebook, thuhet […]

Për 24 orë kanë ndodhur 51 aksidente, një përfundoi me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka treguar statistikat e punës së tyre për ditën e djeshme. Gjatë 24 orëve, janë shënuar 51 aksidente në trafik, ku një prej tyre fatkeqësisht përfundoi me fatalitet ndërsa 13 aksidente të tjera ishin me të lënduar dhe 37 pa të lënduar.

Ndërkaq, në njoftimin e policisë në rrjetin social Facebook, thuhet se janë arrestuar 36 persona, 28 prej tyre janë dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuatje të dënimit.

Kurse numri i tiketave të shqiptuara në trafik shkon deri në 1500 sosh.

Kujtojmë se kohëve të fundit numri i aksidenteve është shtuar, ndërkaq policia vazhdimisht po apelon tek qytetarët që të kenë kujdes.