Për 24 orë 96 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale

26.02.2020

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 96 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë 9 persona, si dhe ka bërë 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit 5 personave, të dyshuar se kanë kryer […]

Për 24 orë 96 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 96 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë 9 persona, si dhe ka bërë 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale, njofton arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.