Prokurori i Shtetit Për 24 orë 92 aktakuza kundër 115 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër njëqindepesëmbëdhjetë (115) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren,gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar gjithësejtë katër persona (4) për vepra te ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“ dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.