09.08.2019, 8:30

Për 24 orë, 91 aksidente dy prej tyre me vdekje

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 91 aksidente, ku dy prej tyre fatkeqësisht përfunduan me vdekje ndërsa 24 aksidente ishin me të lënduar si dhe 65 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1337 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë arrestuar 24 persona.

Bëhet e ditur se pasi u arrestuan personat në fjalë, 19 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Tentohet të dhunohet i mituri 11 vjeçar nën Urën e Gurit në Prizren