Për 24 orë 80 aksidente, mbi 1600 tiketa trafiku e 25 persona të arrestuar

Për 24 orë 80 aksidente, mbi 1600 tiketa trafiku e 25 persona të arrestuar
Çlirim Gashi

08.06.2021 / Kronika

Përkundër faktit se Policia e Kosovës vazhdimisht është duke bërë thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve përsëri është duke vazhduar të ketë rritje.

Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 80 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 27 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 53 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 1626 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu Policia ka arrestuar 25 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dhe dy të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO